Pas 11 vitesh, ”El Clasico” pa dy më të mirët e historisë
Më 28 tetor, ”El Clasico” e shumë pritur do të zhvillohet në ”Camp Nou”, me përballjen, Barcelona – Real Madrid.
Por, Lionel Messi do të mungojë për shkak të një lëndimi të pësuar dje në ndeshjen ndaj Sevillas.
Përveç Messit, në ”El Clasico” do të mungojë edhe Cristiano Ronaldo, pasi iu bashkua Juventusit në korrik, tranmeton IndeksOnline.
❗ [INJURY NEWS] Tests carried out on the first team player Leo Messi have confirmed that he has a fracture of the radial bone in his right arm. He will be out for approximately three weeks. #FuerzaLeo pic.twitter.com/kpNcspnfqo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2018
Pra, ndeshja më e madhe në planet do të zhvillohet pa dy futbollistët më të mirë në histori. Është hera e parë që prej 11 vitesh, që një ndeshje e tillë zhvillohet pa dy lojtarët në fjalë.
Herën e fundit kjo ndodhi më 23 dhjetor, 2007. Aso kohe, Cristiano ishte duke luajtur në Manchester United.
Nga ana tjetër, Messi mungonte për shkak të lëndimit dhe skuadrës së Frank Rijkaard i kushtoi pasi nuk arriti ta mposhte Realin pa sulmues./IndeksOnline/