09:30 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Pas 6 javësh ribashkim, Shawn Mendes dhe Camila Cabello NDAHEN!

Shawn Mendes dhe Camila Cabello thuhet se i kanë dhënë fund mundësisë për romancën e tyre.

Këngëtarja kanadeze, 24 vjeç, dhe krijuesi i hiteve nga Havana, 25 vjeç, ishin ribashkuar vetëm gjashtë javë më parë, por tashmë janë ndarë dhe këtë herë është finalja, sipas The Sun, transmeton Indeksonline.

“Shawn dhe Camila kanë shumë histori dhe ata provuan që përsëri t’i rikthehen njëri-tjetrit”, tha një burim për çiftin, të cilët u panë për herë të fundit në një koncert të Taylor Swift më 26 maj.

“Por ishte vetëm një hov dhe ata i kanë dhënë fund tani”, shtoi burimi i brendshëm. “Ata e kuptuan se ishte ndoshta një gabim për t’i dhënë gjërave një kahje tjetër. Në fund të fundit, gjërat përfunduan mes tyre herën e parë për një arsye.’

DailyMail.com ka kontaktuar përfaqësuesit e çiftit për koment dhe ende nuk ka dëgjuar përgjigje./Indeksonline/