18:49 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Pas 8 viteve, Baseli rrezikon ta humb titullin e Superligës (Foto)

Skuadra e Baselit barazoi 2 me 2 në udhëtim kundër Young Boys, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27’të në Superligën e Zvicrës.

Ky barazim ia humb gjasat për titull skuadrës ku luajnë shqiptarët; Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, shkruan IndeksOnline.

Pas tetë viteve, Baseli rrezikon që ta humb titullin e Superligës, pasi qëndron në pozitën e dytë me 46 pikë, 16 pikë më pak se lideri Young Boys. 

Madje BSC-s i nevojiten vetëm edhe 11 pikë për ta siguruar titullin e 12-të në histori. Hera e fundit që Young Boys u shpallen kampion ishte sezoni 1985/86.

Në tetë vitet e fundit Baseli e fitoi tetë herë këtë kompeticion, kurse Young Boys ishte katër herë në pozitën e dytë.

9 ndeshjet e fundit për Young Boys: St. Gallen, Zurich, Thun, Lausanne, Luzern, Sion, Basel, Lugano dhe Grasshoppers./IndeksOnline/