Pas Abidal, Barcelona e zyrtarizon një anëtar të ri në skuadër
Një ditë pasi Eric Abidal u vendos që të emërohet sekretar teknik i Barcelonës, skuadra katalonase ka zyrtarizuar një emërim të ri.
Ish drejtori sportiv i Getafes, Ramon Planes është emëruar asistent i sekretarit teknik të skuadrës.
Planes ka përvojë të madhe me sjelljen e lojtarëve nga Amerika e Jugut, arsye për të cilën e ka emëruar Barcelona.
Në anën tjetër, skuadra nga paralagja e Madridit, Getafe e ka liruar Planes pa kërkuar asnjë kompenzim. Abidal, Planes dhe Segura pritet që të kenë detyrën kryesore në transferet e verës./Indeksonline/