09:38 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas abstenimit në Interpol, Kajro pritet të tërheqë njohjen ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Egjiptit do të zhvillojë të martën një vizitë në Beograd.

Ky shtet arab me ndikim, abstenoi kur u votua për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sipas mediave serbe, Kajro muajt e fundit dukshëm ka mohuar mbështetjen e Prishtinës, andaj edhe po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë faktin se Egjipti njohu shtetin e Kosovës më 26 qershor të vitit 2013, pak ditë para grushtit ushtarak të Egjiptit dhe përmbysjes së ish presidentit Mohamed Mursi.