13:27 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Salah nuk mori asnjë votë nga trajneri i tij

Ish-trajneri i Egjiptit, Hector Cuper befasisht e ka përjashtuar anësorin e Liverpoolit, Mohamed Salah nga tri zgjedhjet e tij për çmimin, ”The Best” nga FIFA.

Salah përfundoi i treti në renditje në garën për këtë çmim, pas fituesit, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldos, i cili u renditë i dyti.

Megjithatë, Salah e fitoi çmimin, ”Puskas” për golin më të mirë të vitit, transmeton IndeksOnline.

Cuper, i cili u largua nga Egjipti pas Kupës së Botës, nuk dha asnjë votë për ish-anësorin e Romës, pasi ai e zgjodhi Leo Messin si zgjedhje të mirë.

Trajneri aktual i Uzbekistanit e zgjodhi Ronaldon në vendin e dytë dhe Modric në vendin e tretë./IndeksOnline/