17:15 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet “plaku” i Kupës së Botës

Portieri i Egjiptit, Essam El-Hadary është pensionuar nga futbolli në moshën 45 vjeçare.

El-Hadary gjatë Kupës së Botës në Rusi është bërë futbollisti më i vjetër që është paraqitur në një Kampionat Botëror, shkruan Indeksonline.

Ai si profesionist në vitin 1993 si 20 vjeçar dhe që atëherë ka zhvilluar 756 paraqitje zyrtare në nivel klubesh dhe 159 për Kombëtaren ku ka shënuar edhe dy gola.

Kulmin e karrierës e kishte gjatë viteve 1996-2008 kur ishte futbollist i Al Ahly.

El-Hadry ka luajtur edhe në Evropë ku ka qenë pjesë e skuadrës zvicerane, Sion për një sezon. /IndeksOnline/