16:18 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas aeroplanëve ushtarak, Vuçiq telefonon Putinin, flasin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Sipas “Blic”-it serb, ky informacion është konfirmuar në kabinetin e presidentit të Serbisë, si dhe pak më vonë pritet edhe lëshimi i njoftimit zyrtar.

Kujtojmë se të hënën pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë, presidenti serb e kishte thirrur menjëherë në telefon Putinit, por këtë informacion Vuçiq nuk e kishte konfirmuar, por as mohuar.

Në ndërkohë, sot në mesditë dy aeroplanë të ushtrisë serbe kanë fluturuar afër kufirit me Kosovën, në zonën që e ndanë Gjilanin me Preshevën. /Indeksonline/