19:16 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pas aksidentit me tre viktima, Haradinaj ka një apel!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur tejet i shqetësuar për faktin e aksidenteve me fatalitete që po ndodhin në Kosovë.

Pasi së fundi nga aksidenti në fshatin Gllarevë të Klinës vdiqën tre persona, Haradinaj u bën apel të  gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në komunikacion, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit zbatim të ligjeve./Indeksonline/