20:22 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas angazhimeve, ky është destinacioni i radhës për Ledri Vulën

Ledri Vula mbetet një prej artistëve më të suksesshëm dhe më të kërkuar në tregun e muzikës shqiptare.

Reperi i famshëm edhe këtë vit ka qenë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa ka sjellur edhe disa projekte muzikore të cilat u kthyen në hite dhe vazhdojnë ende të dëgjohen, shkruan Indeksonline.

Duke qenë i stërngarkuar, djaloshi simpatik i estradës ka arritur të gjen pak kohë edhe për relaks dhe pushim, ashtu siç ka ndodhur së fundi ku Ledri ka udhëtuar drejt Francës.

Reperi përmes një fotografi të publikuar në Instagram ka treguar se aktualisht ndodhet në Paris, një pushimi ky më së i merituar për reperin më të mirë shqiptarë.

Ndryshe, lansimi i fundit i reperit është bashkëpunimi me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu ‘M’ke harru’, këngë kjo që u mirëprit nga adhuruesit e dy artistëve duke numëruar kështu mbi 6 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/