18:43 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas arrestimit të pesë zyrtarëve të MI-së, reagon ministri Pal Lekaj

Pas njoftimit për arrestimin e pesë zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ritheksojmë vendosmërinë e Ministrit Pal Lekaj për transparencë të plotë në çdo proces, veçanërisht pajisjen me patentë shofer.

Ministri Lekaj, në çdo paraqitje publike, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të mbikëqyrin segmentin e patentë shoferëve, si njërin nga dikasteret më të rëndësishëm për sigurinë në trafikun rrugor.

Prandaj u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin në fjalë deri në fund, sepse askush nuk është mbi ligjin.