11:05 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / A. M.

Pas Barcelonës edhe PSG synon Bernardo Silva-n

Barcelona prej kohësh po përpiqet të nënshkruaj me mesfushorin Bernardo Silva, të Manchester United. Vështirësitë financiare dhe pamundësia për ti regjistruar lojtarët kanë bërë që klubi ta pezulloj tentativën për ta pasur sulmuesin në klub.

Siç duket PSG, është futur në garë për portugezin.

Sipas raportimeve nga “Goal”, parisienët kanë bërë ditën e djeshme një ofertë zyrtare prej 59 milionë paundësh për kartonin e Silvës. Duke nisur kështu zyrtarisht negociatat për transferimin e tij në Francë.

Dëshira e lojtarit për momentin është Barcelona pasi që palët kanë qenë në bisedime të një pas njëshme ku janë dakorduar edhe për pagën, por tërheqja e katalunasve dhe milionat e PSG-së mund të bindin portugezin të kompletojë këtë transferim të bujshëm./IndeksOnline/