22:47 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas Berlinit, vëllezërit Haradinaj buzëqeshin bashkë në shtëpi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj qëndroi këto ditë në Berlin të Gjermanisë, ku mori pjesë në Samitin që u mbajt me ftesë të kancelares, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ai tanimë është kthyer në Kosovë dhe po kalon kohë me familjen e tij, transmeton Indeksonline.

Është vëllai i Ramushit, Dauti që ka publikuar dy fotografi në profilin e tij në Facebook.

Me mbishkrimin ‘Faleminderit’, dy vëllezërit Haradinaj shihen të buzëqeshur përballë njëri-tjetrit. /Indeksonline/