08:35 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas ceremonisë së UEFA-s, Perez bën ”hor” Interin për rastin, Modric

Real Madridi dominoi në ceremoninë e çmimeve të UEFA Champions League në Monako.

Por, presidenti, Florentino Perez, ende dukej i pakënaqur me Interin.

Perez nuk e humbi rasti t’i fliste disa fjalë rreth Interit për tentimin e tyre për Luka Modric, transmeton Indeksonline.

”Ata tentuan që ta merrnin numrin 10 të skuadrës sonë pa paguar”, tha Perez.

Real Madridi gjithashtu vendosi ta denonconte Interin në FIFA, për kontaktet me lojtarin pa u pajtuar me klubin.

Ky veprim shihet ilegal dhe lejohet vetëm kur lojtari ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë./IndeksOnline/

Video thumbnail