11:04 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas derbit të Mançesterit, filmohet tifozi duke fyer një tjetër në baza racore

Një tifoz i Manchester Cityt ishte zënë nga kamerat duke e abuzuar një tifoz tjetër pas derbit të Mançesterit të dielën.

Joel Beya, i cili punon si producent i çështjeve sportive për Cheeky Sport, ishte duke e filmuar një video pas ndeshjes.

Në pamje ai shihet duke folur me një tifoz të Man Cityt, ku të dy ishin duke debatuar në lidhje me atë nëse Man City do ta fitojë titullin kampion në fund të sezonit, transmeton IndeksOnline.

Derisa debati dukej se po ecte mirë, deri kur një tifoz u përfshi në të duke thënë se e vendosë shtëpinë e tij ”bast” që Man City do ta fitojë titullin.

Dhe më pas filluan abuzimet: ”Do t’i dërgoj disa para te familja jote në Afrikë”. Pas këtyre ofendimeve, ai u largua nga debati.

Videoja është shpërndarë në Twitter, ku është kërkuar të mrren masa pas ofendimeve në baza racore./IndeksOnline/