09:24 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Pas disa muajsh, rishfaqet Alibaba, dyshohet se ishte arrestuar

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i “Alibabas”, Jack Ma është shfaqur pas disa muajsh “zhdukje” në publik. Sipërmarrësi kinez nuk ishte parë në publik që nga tetori.

Kishte dyshime të mëdha se ai ishte arrestuar për shkak të deklaratave të tij kritike. Më 10 tetor kishte bërë edhe postimin e fundit në Twitter.

Para disa orësh, Jack Ma u shfaq në një lidhje direkte bashkë me 100 mësues që punojnë në zonat rurale.

“Gjatë këtyre ditëve kam studiuar dhe menduar së bashku me kolegët e mi. Tani jemi edhe më të vendosur t’i përkushtohemi arsimit dhe bamirësisë” ka thënë miliarderi kinëz në një videokonferencë./Indeksonline/