14:49 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas djegies së shkollës në Dacaj të Rozhajës, Ministria e Financave ndan 10 mijë euro për rindërtimin e saj

Në mes të këtij muaji IndeksOnline kishte raportuar për djegien e  shkollës fillore në fshatin Dacaj të komunës së Rozhajës,në Republikën e Malit të Zi, transmeton IndeksOnline.

E pikërisht për këtë shkollë Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle. Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi.

“Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën  dhjetë mijë euro (10,000.00€), thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e ministrit Bislimi.

Tutje thuhet se ky vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. rindërtimin e shkollës së djegur në fshatin Dacaj, Rozhajë në Malin e Zi.