17:45 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas dorëheqjes së grupit për vetting, Haxhiu thërret konferencë për media

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se nesër në zyret e VV-së do ta mbajë një konferencë për media, pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për Vetting.

Ky është postimi i plotë i saj:

Pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për propozimim e skenarëve për vetting, jam kontaktuar nga shumë medie për të dhënë qëndrimin tonë.

Duke e konsideruar çështje të rëndësishme, ju njoftoj që nesër, në orën 13:00, në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të mbaj konferencë për medie lidhur me këtë çështje.