14:21 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventusi shkarkon Sarrin

Drejtuesit e Juventusit duket se nuk e kanë pranuar lehtësisht eliminimin nga Liga e Kampionëve që në fazën e parë.

Kampionët e Italisë për këtë e kanë fajësuar trajnerin, Maurizio Sarri.

Sipas gazetarit të njohur Italian, Fabrizio Romano, Zonja e Vjetër tashmë e ka shkarkuar trajnerin.

Juventusi ka shkarkuar Maurizio Sarrin. Njoftimi zyrtar do të vij së shpejti, Ata po shohin për një trajner tjetër”, thuhet në njoftimin e gazetarit.

Është raportuar se nga Juventusi mund të largohet edhe Cristiano Ronaldo që pëlqehet shumë nga PSG. /IndeksOnline/