23:56 / E Martë, 21 Korrik 2020 / C E

Pas fitores ndaj Sassuolos, Pioli merr një superdhuratë

Milani sot mposhti Sassuolon me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Serie A.

Derisa ndeshja po zhvillohej, mediat gjermane raportuan se Ragnick dhe Milani nuk kanë arritur marrëveshje që gjermani të bëhet drejtor sportiv dhe trajner.

Kështu faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se Stefano Piolit do t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2022 si trajner.

Këtë dhuratë italiani e mori pas rezultateve të mira në pjesën e dytë të sezonit.

Në ditët në vazhdim pritet edhe konfirmimi i Maldinit si drejtor sportiv. /IndeksOnline/