Pas gjashtë ore punë, Dogana rikthen sistemin në funksion
Sistemi për zhdoganim të mallrave ‘ASUCUDA’ pas një pune prej gjashtë ore të IT-së së Doganës së Kosovës, tashmë është rikthyer.
Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci.
Ai ka thënë se sistemi tani është në funksion dhe po kryen punën.
“Pas prishjeve qe kane ndodhur sot rreth 13:00 ne serverët e qeverise, dogana është afektuar me rënien e sistemit. Pas një pune rreth gjashte oreshe te IT se doganës sistemi është kthyer ne funksion” ka thënë Stavileci për Indeksonline.
Gjatë kësaj dite, kur sistemi ka rënë mallrat nuk janë zhdoganuar. Mirëpo, tash e tutje mallrat mund të zhdoganohen.