09:24 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / B O

Pas gjysmë viti, Luis Diaz kthehet te Liverpooli, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cityt

Luis Díaz është rikthyer në stërvitje të plotë dhe pritet të jetë në dispozicion për udhëtimin e Liverpool këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Janë bërë më shume se 6 muaj që kur ylli kolumbian pësoi lëndim të rëndë dhe iu desht operimi për të kaluar një lëndim serioz.

Në ndeshjen derbi të së shtunës pritet të kthehet edhe Nunez, ndërsa Klopp nuk do të mund të llogaritë ende në Thiago Alcantarën./Indeksonline/