10:08 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas heqjes së ish-ushtarëve të UÇK-së nga lista e të kërkuarve, Serbia ankohet në Interpol

Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë ankesë në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit, pasi kjo organizatë ka hequr tashmë nga lista e të kërkuarve emrat e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre, është e papranueshme eliminimi i urdhër-arresteve të kërkuara nga vet Serbia, transmeton Indeksonline.

“Në koordinim me institucionet e tjera, menjëherë pasi kemi mësuar se Interpol ka fshirë urdhër-arrestet për krime lufte, ne kemi reaguar”, ka thënë Ministria e Brendshme për “Novosti./Indeksonline/