75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 09 Prill 2026 / G T

Pas humbjes ndaj PSG-së, Slot shpjegon mosaktivizimin e Salah-ut

Pas disfatës ndaj Paris Saint-Germain, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka komentuar vendimin e tij për të mos inkuadruar Mohamed Salah gjatë ndeshjes.

Tekniku holandez theksoi se rrjedha e lojës nuk i përshtatej profilit të sulmuesit egjiptian, duke qenë se skuadra e tij ishte kryesisht në mbrojtje, shkruan Indeksonline

“Ne nuk e kishim topin, vetëm po mbroheshim. Kur e kemi topin, Mo Salah mund të jetë i dobishëm. Por kur duhet vetëm të mbrohesh, ai vetëm do të harxhonte energjinë e tij kot. Të shohim sa minuta do të marrë në dy ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Slot.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Anfield” javën e ardhshme./Indeksonline/