18:17 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas humbjes nga Prishtina, ylli merr një “goditje” të madhe nga FBK

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë në mes të Golden Eagle Ylli dhe Z Mobile Prishtinës u ndërpre për shkak se shikuesit gjuajtën gjësende të forta në parket.

Ndeshja ka vazhduar një ditë më vonë, me Prishtinën që triumfoj pas 24 orësh.

Por përveç humbjes, Golden Eagle Ylli do të ballafaqohet edhe me dënime.

Sot gjatë ditës Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë me dije se ka dënuar si më poshtë:

1.KB Ylli dënohet me 1000€ dhe 1 ndeshje pa shikues.

2.KB Ylli dënohet me 300€ për shkak të hudhjeve të gjësendeve të forta.

3.KB Ylli dënohet me 150€ për shkak të organizimit të dobtë të ndeshjes.

4.KB Ylli dënohet me 100€ për shkak të mungeses së aparaturës së zërimit.

5.Arben Krasniqi dënohet me 150€ për shkak të gabimit teknik.