18:10 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas incidenteve, policia mbikqyr qytetarët që presin për bileta

Ishte paraparë që në orën 17:00, të nis shitja e biletave për ndeshjen e futbollit Kosova- Malta.

Por, tifozët patën mundësinë t’i marrin ato pas një orë e gjysmë.

E gjithë kjo pritje, ka bërë që tifozët të revoltohen, madje shumë qytetarë u larguan me vështirësi nga turma.

Për të përcjellë nga afër situatën, në pikat ku po bëht shitja e biletave ka dalë edhe policia e Kosovës, kjo pasi që u shënuan disa incidente në lagjen Pejton dhe Dardani. /Indeksonline/