20:39 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas kalimit të CR7 në Juventus, Messi tregon se kush është favorit në Champions League

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte i befasuar nga lëvizja e Cristiano Ronaldos drejt Juventusit këtë verë.

Dhe sipas yllit argjentinas, tani Juventusi është favorit absolut për ta fituar titullin e Champions Leagues.

Transferimi 100 milionësh i Juventusit nuk ka shënuar ende asnjë gol në tri ndeshjet e para në Serie A.

Megjithatë, portugezi e ka dhënë gjithnjë më të mirën nga vetja në kompeticionet evropiane, transmeton IndeksOnline.

Image result for ronaldo messi

Madje edhe rivali i tij më i madh, Messi, tha për Catalunya Radio se e Ronaldo e bën diferencën.

”Real Madridi është më pak i fortë pa Cristiano Ronaldon në skuadër, dhe ai është njëri ndër më të mirët në botë”.

”Juventusi është favorit absolut për ta fituar tani Champions Leaguen pasi e kanë Ronaldon. Isha i befasuar me largimin e tij dhe nuk prisja që ai të kalonte në Juventus”.

”Megjithatë, Juventusi është një skuadër shumë e mirë”, tha sulmuesi argjentinas./IndeksOnline/

Image result for ronaldo juventus