21:48 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas kësaj deklarate Shaqiri mund të dëbohet nga Stoke City

Xherdan Shaqiri është në sezonin e tij të tretë në Stoke City, dhe, duke gjykuar nga intervista e tij e fundit, mund të jetë edhe sezoni i fundit i tij.

Shaqiri, i cili ka shënuar 7 gola këtë sezon, ka shpërthyer ndaj bashkëlojtarëve të tij, duke mohuar cilësinë e tyre dhe duke kujtuar yjet që ai kishte luajtur së bashku në Bayern dhe Inter.

” Ndjenja që edhe Ronaldinho mund të bëjë shumë pak në këtë skuadër është e qartë” , deklaroi ai për Stoke Sentinel.

“Duhej ta kuptoja se është pak më ndryshe kur ke lojtarë si Ribery dhe Thiago në Bayern apo Icardi dhe Kovacic në Inter” , vazhdoi tutje Shaqiri.

“Këtu në Stoke unë nuk mund të kem shumë ndikim, sepse thjesht ekziston mungesë e cilësisë rreth meje” , përfundoi futbollisti kosovar. /IndeksOnline/

Temat: