16:13 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas konfliktit në mes Amerikës dhe Iranit, amerikanët fillojnë ndërtimin e bunkerëve

Konflikti në mes Amerikës dhe Iranit ka bërë që amerikanët të mendojnë për më shumë.

Sipas TMZ disa njerëz kanë filluar të shprehin interesim që të blejnë hapësira të cilat janë të ndërtuara në tok, më konkretisht bunker të cilët do t’i mbronin ata në rastë të ndonjë sulmi.

Andaj edhe ndërtuesit kanë filluar me idetë e tyre kështu që janë duke u ndërtuar disa strehimore në nëntok të cilat kushtojnë nga 45 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë.

Kompania e quajtur Vivos ka treguar se ka pasur mijëra pyetje për këto strehimore kurse deri më tani kanë shitur 20 strehimore./Indeksonline/.