75 Mall Live Search
21:03 / E Martë, 09 Qershor 2026 / L A

Pas Kosovës edhe Shqipëria kualifikohet në play-offin e Botërorit të femrave

9 qershori është padyshim datë e rëndësishme për kombëtaret tona.

Pas Kosovës, edhe vashat kuqezi kanë arritur kualifikimin në play-off dhe qëndrimin në ligën B pas fitores 5-2 ndaj Malit të Zi.

Golat për Shqipërinë i shënoi Megi Doçi (2 gola), Fortesa Berisha, Gresa Berisha dhe Arbiona Bajraktari ndërsa për Malin e Zi shënoi Medina Deshiq dhe Jasna Gjokoviq.

Kombëtarja Shqiptare, e mbyll kështu në vend të 3-të me 7 pikë./IndeksOnline/