16:41 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Pas largimit nga On Records, Endri ‘thumbon’ Mozzik-un dhe Getinjon (Foto)

Largimi i dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo nga On Records dje ka bërë bujë të madhe mediatike. Madje ishte menaxheri i label-it Met Elshani ai që tha për Indeksonline se të dy reperët do të ballafaqohen me me gjyqin, pasi sipas tij ata nuk respektuan kontratën.

Por është një tjetër këngëtar, anëtar i labelit On Records ai që ka thumbuar të dy reperët.

Bëhet fjalë për Endrin i cili ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, ku shihet me menaxherin Elshani teksa ka shkruar: Met Elshani është arsyeja për atë që ju jeni sot./Indeksonline/