22:59 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas Maqedonisë, “Kosova do të jetë anëtare e 31-të i NATO-s”!

Zëvendës ministri i FSK-së, Burim Ramadani ka përshëndetur  kalimin e ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë në lexim të parë.

Ramadani këtë e ka quajtur lajm të madh për tërë rajonin, shkruan Indeksonline.

Më tej, numri dy i MFSK-së thekson se Kosova me këtë rast do të bëhet anëtare e 31-të i NATO-s.

“Maqedonia në NATO është në interes të sigurisë rajonale.  Jam i lumtur për vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese.  Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër më paqësore sesa hyrja në NATO. Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s. Kjo është rruga jonë e përbashkët”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ndryshe, me 80 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, ndryshimet kushtetuese në Maqedoni kanë kaluar leximin e parë. /Indeksonline/