14:00 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas marrëveshjes, opozita marsh protestues në Manastir

Opozita në Maqedoni vazhdon të kritikojë ashpër marrëveshjen që u nënshkrua sot mes palëve në Prespë.

Në këtë kontekst, sot në Manastir ata kanë organizuar një marsh protestues në të cilin kanë ftuar t’u bashkëngjiten të gjithë, siç thonë ata, të revoltuarit me politikat dhe negociatat që ka bërë Qeveria.

Ata akuzojnë kryeministrin E Maqedonisë, Zoran Zaev se po fsheh pasojat që do t’i ketë marrëveshja në të ardhmen.

“Kjo është marrëveshje me të cilën 100% u plotësohen kërkesat grekëve. Zoran Zaev nuk e mbonë as edhe një pozicion të Maqedonisë në këtë marrëveshje dhe në këto bisedime.”, thonë nga partia e Hristijan Mickoskit, të cilët pretendojnë se me marrëveshjen preket edhe identiteti.