17:33 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas marrëveshjes për demarkacionin, Haradinaj ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme

Pas arritjes së shumë pritur të konsensusit mes pozitës dhe opozitës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nga ana e LDK-së, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme. Kjo konferencë do të mbahet sot, duke filluar nga ora 20:00 në ndërtesën e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë, transmeton Indeksonline.

Nuk është cekur arsyeja e konferencës, mirëpo bëhet fjalë për arritjen e konsensusit mes partive politike për demarkacionin.

Marrëveshja e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj, Kadri Veselit dhe Behgjet Pacollit është mirëpritur nga Natalya Apostolova, presidenti Hashim Thçi, dhe shumë udhëheqës të dikastereve dhe ministra.

Ratifikimi i demarkacionit në seancën e paralajmëruar për të mërkurën pritet ti hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /Indeksonline/