19:09 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Pas Meriton Korenicës, Ballkani njofton largimin e një tjetër futbollisti

Futbollisti Veton Tusha nuk do të jetë pjesë e Ballkanit.

Klubi suharekas përmës një postimi ka njoftuar se kanë shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme, shkruan IndeksOnline.

“Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se futbollisti Veton Tusha, nuk do të jetë më pjesë e jona, pasi me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur bashkëpunimin. Duke e falenderuar për kontributin e tij gjatë kohës sa ka bartur fanellen e Fc Ballkanit, i urojmë më të mirën në vazhdim të karrieres së tij.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Futbollisti Veton Tusha, karrierën pritet ta vazhdoj në Shqipëri, te skuadra e Dinamo Tiranës./IndeksOnline/