75 Mall Live Search
14:49 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas mosmarrveshjes në trafik, rrahen e bëhen për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Qarkore” në Gjilan, në ora 18.30, njofton sot Policia e Kosovës.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër te prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Temat: