22:30 / E Diele, 16 Tetor 2022 / AR

Pas ndarjes nga Blero, Afrona në lidhje të re?

Ka disa muaj që dyshja e famshme Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës dy vjeçare.

Por, ditëve të fundit në mediat rozë është aluduar për një lidhje dashurie të modeles.

Këto thashetheme erdhën pasi vet ajo publikonte në rrjetet sociale imazhe të cilat linin hapësirë për dyshime.

Burime të Prive kanë bërë të ditur se Afrona nuk është në lidhje, pasi është e fokusuar në punë./Indeksonline/