15:55 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ia kushton kohën vetëm të bijës

Ndarja e Mozzik dhe Loredana ka bërë bujë të madhe në media.

Ata konsideroheshin si çift ideal dhe nuk heziton që publikisht të shprehnin dashurin që kishin për njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Por, tashmë dyshja kanë ndarë rrugët për të mbetur të lidhur vetëm përmes të bijës së tyre, Hana e cila pas ndarjes së prindërve shumicën e kohës po e kalon me të ëmën.

Loredana që nga koha kur i dha fund lidhjes me reperin nga Ferizaj gjithë kohë e lirë ia kushton Hanës dhe këtë e tregon pothuajse në secilin postim që bën në rrjetet sociale.

Edhe në një ‘InstaStory’ që ndau se fundi me mbi 2 milionë ndjekësit  saj shihet teksa mban të bijën në krah derisa ajo flenë.

Ndryshe, Loredana kohë më parë publikoj albumin e ri, ndërsa Mozzik në anën tjetër ka paralajmëruar projektin e ri ‘Dhelpër Dinake’ që publikohet në muajin nëntor./Indeksonline/