15:08 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bale në formë shumë të keqe në ligë

Largimi i Ronaldos nga Real Madrid duket se nuk i ka bërë asgjë mirë Gareth Bales që po kalon sezonin më të keq në ligë.

Uellsiani nuk ka shënuar gol në La Liga në nëntë ndeshjet e fundit. Kjo është ecuria më e keqe e tij që nga transferimi në Spanjë, transmeton Indeksonline.

Nëse llogaritet në minuta atëherë i bie që Bale nuk ka shënuar gol në ligë që 731 minuta.

Sonte Real Madrid luan kundër Valencias dhe ka mundësi që Bale të prishë këtë ecuri të keqe./Indeksonline/