13:57 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pas një jave fillon Liga e Kampionëve në stadiumin Fadil Vokrri

Edicioni i ri 2019/20 në Ligën e Kampionëve do të filloj të pas një jave, më saktësisht të martën e ardhshme.

E veçanta e këtij sezoni është se turi paraeliminator do të zhvillohet për herë të parë në Prishtinë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e ballafaqimit të kampionëve nga 4 shtetet që rankohen në vendet më të ulta në Evropë.

Në ndeshjet gjysmëfinale që zhvillohen me 25 qershor luajnë:

Feronikeli vs Lincoln Red Imps (Gjibraltar)

Tre Penne (San Marino) vs FC Santa Coloma (Andorrë).

Ndërsa finalja zhvillohet me 28 qershor, poashtu në stadiumin Fadil Vokrri.