12:46 / E Diele, 16 Maj 2021 / OSH

Pas një kohe të gjatë, motra e Labinot Tahiri rikthehet në muzikë

Motra e Labinot Tahiri, Saranda është rikthyer në muzikë pas një kohe të gjatë

Saranda kishte shumë kërkesa që të rikthehet në skene si dikur, kur ajo në moshën shumë të re ishte fituese e shumë festivaleve por kur ndodhi lufta në Kosovë ajo emigroi në Gjermani dhe u shkëput nga kënga, transmeton Indeksonline.

Mbrëmë, ajo ka qenë në emisionin “Fol Shqip”, ku ka kënduar përsëri.

Vëllai i saj, Labinoti është shprehur i emocionuar me këtë rikthim. Ai shkroi se Saranda tejkalon ëmbëlsinë e zërit të tij. /Indeksonline/