10:02 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pas një pauze, Selena Gomez i rikthehet filmit

Selena Gomez është rikthyer me një projekt të ri filmik pas një pazue të gjatë.

Aktorja e njohur nuk është paraqitur në një film aksion që nga viti 2016, transmeton Indeksonline.

26 vjeçarja bëri rikthimin e saj në kinematë amerikane me filmin horror-komedi ‘The Dead Don’t Die’ në New York.

Selena shkëlqej me premierën e mbajtur në muzeun e arteve e veshur në një fustan të zi plotë glamur.

Përveç Selenës në këtë premierë ishte prezentë edhe aktorja tjetër, Vanessa Hudgens e cila poashtu mahniti me veshje e tëra në të zeza, Vanessa në këtë premierë ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Austin Butler./Indeksonline/