10:30 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas paraburgimit, Frashër Krasniqi rikthehet në Kuvend (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi është rikthyer në kuvend pas ndërprerjes së masës së paraburgimit.

I shoqëruar nga Dardan Molliqaj, Krasniqi është rikthyer në seancë pas disa muajsh.

Kujtojmë se tre ditë më parë Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të dënuarve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti, të cilët do mbrohen në liri./Indeksonline/