17:54 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pas penalltive, Anglia e treta në Ligën e Kombeve

Anglia është skuadra e bronztë” në sezonin e parë historik të Ligës së Kombeve.

Tre luanët në ndeshjen për vendin e tretë mposhtën Zvicrën pas penalltive me rezultat 6-5, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e rregullt dhe shtesat përfunduan pa gola dhe humbja e penalltisë nga Drmic ishte vendimtare.

Granit Xhaka gjuajti penalltinë e dytë për Zvicrën dhe ishte i pagabueshëm.

Fituesi i Ligës së Kombeve do të mësohet sonte pas ndeshjes Portugali – Holandë. /IndeksOnline/