Pas përfundimit të mbledhjes, nga Vetëvendosje flasin për pozitën e Aida Dërgutit
Lëvizja Vetëvendosje përgjatë ditëve të fundit u përball me probleme të mëdha brenda partisë.
E gjitha kjo filloj pas publikimit të një bisede ku deputetja Aida Dërguti i drejtohej deputetit Albin Kurti me fjalë fyese.
Por sot pas përfundimit të mbledhjes së 31-të të Këshillit të Përgjithshëm, deputeti Sami Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje ëshëtë unifikuese dhe e fortë.
Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe pozitën e deputetes Dërguti, e cila ditë më parë dha dorëheqje nga postet brenda Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë deputeti, Ismajl Kurteshi ka thënë se Aida Dërguti vazhdon të jetë anëtarë.
“Aida Dërguti është anëtare. Keni dëgjuar edhe për letrën e Albinit, ku ka thënë se e ka falëAidën dhe se nuk i ka borxh. E ka bërë një gabim që e bëjnë të gjithë njerëzit. Do të ecim bashkë me Aidën dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Kurteshi./Indeksonline/