18:16 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Pas përkujtimit në Koshare, Thaçi e Haradinaj drekojnë nën tingujt e muzikës patriotike [Video]

Pas përkujtimit të Betejës së Koshares, krerët shtetërorë kanë ngrënë drekë së bashku në Gjakovë.

Të njëjtit janë argëtuar me muzikë live nga këngëtari, Shkelzen Jetishi.

Djali i Shkelzen Jetishit, Korabi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shihen, Presidenti, Hashim Thaçi, Kryeministri,Ramush Haradinaj,zv kryeminsitri, Behgjet Pacolli si dhe disa të tjerë duke drekuar së bashku të shoqëruar me muzik, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi, pati deklaratë të fortë sot në përvjetorin e 19-të të Betejës së Kosharës, ku tha se kërcënimeve të Serbisë, Kosova i përgjigjet me pushkë, sipas tij, këtë e ka bërë para dy dekadave.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/