09:49 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / Gj. Sh

Pas problemeve me zemër, Lucas Leiva pensionohet nga futbolli

Ish futbollisti i Liverpulit, Lucas Leiva, është pensionuar nga futbolli.

36-vjeçari brazilian nga muaji dhjetor ishte diagnostifikuar me një problem në zëmër dhe kjo isht arsyeja pse vendosi të tërhiqet nga futbolli aktiv, shkruan IndeksOnline.

Leiva mes emocioneve dhe lotëve e dha lajmin për pensionimin e tij në një konferencë për media, duke falendëruar edhe klubin e Gremios.

“Dua të falënderoj Gremion për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë në këta tre muaj. Sot po shpall pensionin tim. Ka qenë një periudhë e vështirë dhe mendoj se është hera e parë që më keni parë të qaj.

Po përfundoj aty ku doja të përfundoja, por jo ashtu siç doja të përfundoja. Jam i sigurt se tani do të hapet një kapitull i ri. Shpresoja se situata do të përmirësohej, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari.”, deklaroi Leiva./IndeksOnline/