Pas protestave masive, punëtorët e Google tani kanë një kërkesë për drejtuesit e tyre
Protestat e punëtorëve të Google kundër ngacmimeve seksuale të femrave që punojnë në këtë kompani është bërë njëra nga tema më të nxehta kohët e fundit.
Duke parë protestat masive dhe përkrahjen që kanë marrë punëtorët, ata tashmë kanë drejtuar një kërkesë drejt liderëve të tyre, transmeton Indeksonline.
Tash ata po kërkojnë që Google të ndryshojë politikat e tyre dhe të ofrojnë mbrojtjë më të fortë për punëtorët.
Në vitin 2014 njëri nga krijuesit e Google ishte detyruar të jap dorëheqje pas akuzave për ngacmime seksuale./Indeksonline/