09:23 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas raportimit nga Indeksonline, largohen mbetjet e kafshëve në Gjilan (Video)

Të martën e kësaj jave, Indeksonline ka raportuar lidhur me një shqetësim të banorëve të lagjes ‘Zabel’ në Gjilan.

Banorët vazhdimisht janë ankuar se kasapët e një mishtoreje hidhnin në afërsi të shtëpive të tyre të gjitha mbetjet e kafshëve.

Sipas tyre, gjendja ka qenë tejet shqetësuese pasi kundërmonte erë e pakëndshme.

Por, sot atyre po u mundësohet jetesa në një ambient më të pastër, pasi këto mbetje tashmë po mbulohen nga dheu.

Në një video të dërguar në Indeksonline nga banorët e kësaj lagjeje, shihet një ekskavator duke mbuluar me dhe këto mbetje që banorët të mos ankohen më./Indeksonline/

Mbetjet e mishtores po e trazojnë një lagje të tërë (Foto/Video)