20:02 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nacionalistët festojnë dështimin e Referendumit në Maqedoni

Pas mbylljes së referendumit për emrin e Maqedonisë, ka filluar tubimi para Kuvendit të Maqedonisë.

Në këtë tubim po marrin pjesë një numër i vogël i qytetarëve, të cilët po festojnë për dështimin e Referendumit.

Me këngë nacionaliste dhe flamuj shtetërorë ata po festojnë.

Kjo protestë ishte paralajmëruar nga qytetarët të cilët ishin kundër referendumit, duke thënë se ai do të jetë i suksesshëm vetëm nëse nuk do të ketë dalje.

Policia e Maqedonisë ka bllokuar të gjitha rrugët kryesore në Shkup para fillimit të kësaj proteste dhe po monitoron mbarvatjen e saj.

Ndryshe, KSHZ deri në ora 19:00 ka bërë të ditur se kanë votuar rreth 34 % të numrit të përgjithshëm të votuesve./Indeksonline/

Shikoni pamjet: